July 18, 2024

Poemë për At Gjergj Fishtën - nga Ledri Kurti Kraja

 


 
Viti 2020 - VITI  I GJERGJ FISHTES 
Në vjetorin e 80 - të vdekjes së

              Poetit Kombëtar 
                    Gjergj Fishta
                      si obligim,  
dhe ndaj të cilit, si komb dhe dije, 
            i detyrohemi shum
 
Jeta Jóte e Pamórt...!
 Gjergj O Fishtë!
A e ke njehë ndopak kët' vjetë?
Për 80 - ën herë
Tek âsht Moti Jot
E Jotja Jetë
E Pamort...!
 
E jotja jetë
E pamòrt
Si me kene Gjergj Kastriot
Tuj t'drashtë ty
E fjalën tande, që njet
Të dekun, tue t'drashtë
Edhe ma keq!
Edhe pse drít' dhê
Për kët' komb
Dhe pse shpírt dhê
Për kët' dhe!

Dhe pse drít'
E shpírt, Ti dhê
E mêndjes shgjetare
Mírë, ia njíte hapin
Me t'luánit, zemër
Bashk' i bâne
Trróllit mbarë
Të tanë, vllaznit!

Bashk', i bâne vllaznit
An' e kând
Të tanë
N'gêrma t'shêjta
E me t'shêjtën âmë
T'ardhun prej Buzukut
N'shekuj t'shkapërdámë
Që n'Ty
Aq híjshëm
T'ndêjtne n'shtat
E fjal's Tânde
N' peshë e n' art,
Si n'urtí  motesh
T'patne grat!

T'patne grat
Forcë e híje
Kur lumi, njofti
T' vetin shtrat
E kombit n'asht
Iu kthye kalesa
Gjallnoi n'frymë
N' jetë, e n'palc...!

Librue,
Ngulfatjes
E s'mundjes
Qetsue
Qielli u kthjell'
Mbi tokë t'blerue
E fjal's shqipe
T' strukun
E n'ikje..
N'diamante
Ia ktheve kombit
Gjuhën
Gadi, n'përshpírtje!

At'herë
E tashma
Por... 
Dhe kur,  s'të deshtne
E gjíndjes, gojën
Ia përzhítne
Me heshtje
Ti, nuk bzâne
Por...
Me zemër t'madhe
Idhnue
Vorfnímit t'drìtës
Sh'gjetat tueja t'fjalës
I mprehe
T'vúem' kapícë !

Qesh o Gjergj!
Ti Kastriot, 
I drítës e  i fjalës
Që mbi flatra shqypesh
Gjithkah n'flutrím
Mbi ne, ke ndêjë
Me t'tândin shpírt
Me t'tuejat
Pesha t'rânda
T'mêndes
Që t'shndrít
Njitas
N'naltsi malesh
Ku asgja
S'ka muejt, me t'cíkë!

Askurrë
S'kanë mûejtë
Gjergj o Físhtë!
Pse kombin tând
E deshte fort
E deri n'palc
E Shqypes fort
Ia deshte âmën
Deri... n'mâ t'ímtat
Drídhje
Der' ...n'mâ t'ímtat
Kapilarë!

Tek kndue i ke
Këtij dhe
Me díje, art e drítë
Po nj'aq ídhtas
Ke gjuejt  n'fjalë
E mnítas rândë
Ke fshíkë
Çka
Me t'ligë zhigatje
A me ndjesí n'sosje
N' tempull gjuhe
A n'shejtní kombi
Guxonte 
N'përdhosje!

Me u kthye, Gjergj Fishtë!
Ti, i fjalës, Kastriot!
E mos me prâ
As n'romuze tueja!
Gjuej pa dert
E mbí çdo gând
N'kët' vigjilje
T'jetës tande t'pamort
E gjîndja...le t'shohin
Si shqypja kthen
Flatrat tue rrahë
N'Ty e n'zânin Tând
E me kombin
N'frón!

Gjergj
O Fishtë!
Ti, që  Kastriótit
Shpatën 
N'pêndë ia shndrrove
E me hymn, Ti, Shqypes
Krahë i dhê, n'ajrí...
Mos rri héshtë!
Mjaft pushove!
Zanin  Tând, t'a ndíjmë
Tue kndue
Me ne, përbríj!

Je tue pushue?
Po çou Gjergj!
Ke bóll, çka me pa
E ke shum', me ndî
Ti, që t'ídhtat
Smundjes
Ja shpraze, pa dhîmbë
Tu' ia hjekë dheut
Pezmin
N'ménde
E n'shpírt..!

Gjergj o Fishtë!
N'kët' tet'dhetë
T'jetës Tânde, t'pamort
Kur ende shqypja
N'Ty beson
Ndeze nji cingare
Pash diell e hanë
E n'kuvend, mblídhi
T'vjetër e t'rij
Të tanë...
Méndjes hollue
E për kombin, zemërgjânë!

E mos harro
Konicë, Harap, Kolíq, 
Arshi Pípë e Martin Camë...
Në çka dheu
S'pati fat
Fort e fort, me i njoftë
Në ligjerata t'mêndes
As...
Në t'shpirtit fjalë!

Príji, Ti
O i tanve, Átë!
N'aromë t'blînit
Me t'diellit rreze
Díl,  fajkúe
Merr ajrin mbarë
Se Shqypet, t'tanë
T'njofin e t'ndíjnë
Për sa t'i thojnë
Vedit, Shqiptar!

Dhe.... 
Gadi ban
Do rrfé
E  batare t'rânda
Me i lshue, pa ja dá
Për çka n'ajrí
Asht ba e rândë
Tek ku s'vên mâ...!

Ç' zhguell
N'vend të l'kurs
Paskena pasë?
Ç'shqísa mangut
Na kanë mbetë
O rrugës
Na kanë tretë?

Gjergj, O Fishtë!
Boll, ke pushue
Po due, me t'pvetë
Ku kena mbetë ???
Tet'dhetë vjet
mâ don me ndéjë..?
Çou Gjergj
T'na galdojnë zemrat!
Çka n'ty
Kan' shkangullue
Ajri i rândë
N'frymë
Shpírtin, 
Ia ka rrxue...!

Udhtimin tând
E kryve
Gjergj Físhtë!
Lêne, m'njen anë
Edhe gjumin...
Përplase njiherë fort
T'tânden dorë
Mbi líbra t'harruem,
E dragojt 
T'mos kjajnë
N'heshtím
Pa ty
E t'vetmuem ...!

Dhe pse 
T'tretne eshtnat
E t'shkelën
Tândin emën
Dríten, e zezuen
Por s'kanë mbrritë
Me t'humbë...
Veç vedin
N'për têrr t'shpirtit
E mkatnuen! 

Por Ti
Nuk ndîn'
Për vogëlsína
Që t'vocrrit lshuen
E bane, n'ty
Pse  komb e gjuhë
Pate lter
Rrethuem n'bardhsí
Që s'dìn me shterrë!

Gjergj O Fishtë!
N'tet'dhetën vjetë
T'jetës tânde t'pamórt
S'ke pse malet
S'i përshndét
Përshndete, t'lúmen
Tânden tokë
Qysh Sot
E për jetë e mot!

                  Shkodër 2020