December 24, 2019

Me ty dhe me shpirtin tend, im Atë! - nga Ledri Kurti-Kraja


ME TY DHE ME SHPIRTIN TEND, IM ATË!

Nga Ledri Kurti - Kraja

Ti atje,
rri vetëm im atë,
Vetëm nesh...
I heshtur... laaaaaaaaaaaaaarg!
Në tokën,
që herë ngërçet së ftohti
herë ngulfon së lagshti…
Dhe qesh...si vetëm ti di,
Të qeshësh me vdekjen e mbrapshtë!
Ti...
Im atë!
Ti, që malet s'të dukeshin kurrë të lartë...
Sado të ashpër të ishin përballë,
Apo... të skilët nga larg,
Nga afër tyre....
ne ndjenim fuqinë e shpirtit tënd,
pranë !
Na thërmoje malet para sysh...
Çdo mal!
Im atë,
rri vetëm nesh...
Me mallin tonë mbështjellë,
paqtë...,
në tokën,
që herë ngërçet së ftohti,
herë ngulfon së lagshti...
Dhe ne, sërish...
kur udha, na vë male,
një zë i plotë
na mbështetet shpatullave pas,
Si dikur...
dhe ecjen vazhdojmë,
mbi shkëmbinj të shkërmoqur...
Pluhur!

Të dua im atë!
I falem Zotit, që të kisha
Ty,
si të Tijën dhuratë!

18 nëntor 2019



Peisazhi nga  Simon Rrota, të cilën Pjetër Logoreci e shoqëron me këtë shënim: Simoni e ka vu kavaletin te dera Mark Prendit e ka pikturue: murin e Lec Jubanit e të Radovanëve, shpinë e Ivo Gurashit e të Naumit, shpinë e Loro Krajës, furrën e Mark Simiçisë, shpinë e Mhill Shalës, Marie Prendit e Lec Lleshit.