LEDRI KURTI
- krijime te reja -
MERIMANGË
Brenda gjoksit,
Merimanga
e zezë!
Këmbët – gremca
rrjetat e saj,
Pa fund….
Fle në zemër,
Ngop gjoksin
përdridhet në tru!
Më pas…
Nxjerr flluska- sytë
Në buzë!
E ne flasim
me njeri – tjetrin
çdo ditë të urtë!
KURTHI…
Në kurthë, tru-miu
Prej kohësh s’lëviz dot
Me minjtë mban kthetra!
Në rrashtë….
eksperiment i gjorë!
NJË KANDËRR NË MES
E nji kandrrè t’neveritshme,
bahet pre,
bimë e butë.
I këputet kërcelli.
Jeta….
merr fund!
Kafshon nën dhė
Monstër e shtime!
Nata, as dita
Nuk mund
…
Asgja
S’asht e përtrime
Ma në fund!
QESH E SHKRIHEM NË GAZ
U zgërdhihem
Atyre, që më qajnë
U zgërdhihem
Atyre që më duan hiç
përballë!
Qesh, kur e di
Se s’do të donin ta shihnin
Të qeshurën në buzët e mia
Qesh kur ndezin sytë
Shtirjet, hileja, zilia
Dhe i le të ecin,
përpara, si gomerë,
E unë qesh!
Merreni të qeshurën
Por mos flini rehat
Muret dhe xhamat
Do të krisin pas pak!
Merreni të qeshurën!
me thonjtë e pisët
të vesit tuaj
për të mos parë e dëgjuar mirë
për askënd!
Zë nga zoti lyp,
në veshë, t’ua plas!
E unë të qaj….
Për ju
Mëkatarë!
FERRI MBAN GOJËN HAPUR !
O ju, që të qarën,
ta qani, me një të shtyrë
O ju, që e qeshura,
lakmi ujku ju ndjell,
për të qarën…
do t’ju qajnë foshnjat
në bark
do t’ju qeshin,
vdekjet varg….
Ferri në tokë
Mban gojën hapur
Gjatë…..!
31 Mars 2007
LOTËT MOS I BENI BARRË !
Ju linda
Që në jetë, të qani sa më pak
Për t’mos e kënaqur kurrë
Kënaqësinë e egër të lotit
Përreth jush, të njihej
Në rrathët tuaj të largët,
që tashmë edhe s’janë
por qanë për të qeshur ju
më pas!
E padukshme kur të jem
dhe unë, si ata,
puhizën do t’ma ndjeni pranë!
Dita që ju fala,
Është e lashtë.
Ju puth gjithë jetën,
Ditë e natë, si të vogla
Tek nxitoni në krevat,
shpejt e vrap.
Veç mos qani
Lehtë, shpejt e kollăj!
Unë jam kudo,
T’ju kap me vrap si dikur në krevat
e të qeshim pa arritur
të qajmë!
RROKAQIEJ ZHELESH
Marr kafenë dhe s’dua t’ia di
Për ty, për ty, as për ty!
Ndez një cigare dhe më shpejt e pi
Po aq shpejt ndez tjetrën,
ndërsa me këmbë shtyp
cigaren e hedhur,
e bashkë me të
shtyp fjalët
që s’kanë ç’më duhen,
pse ,
pse,
pse,
pse tavolina është përpara
Por tavolina duhej të ishte më e vogël
Shuuuuumë e vogël
Ku të mos kesh, të mbështetesh
Për shtatë palë qejfe,
të mbllaqisësh fjalë
si rrokaqiej
zhelesh!
19 Mars 2007
NE LINDËM TË VERBËR, POR…!
ne lindëm të verbër
por të diellit portë, kapërcyem
e tashmë
Vjeshta e lindjes sime
ka një gjelbërim,
që kurrë
nuk zverdhet!
Që kurrë, nuk ikën
Që kurrë, nuk shkelet
Që kurrë nuk i shtyn stinët!
Që gjak i fal pranverës
Që i puth buzët, dimrit!
Ka veç diell të butë
Ka veç mëngjes me vesë
Ka zogj që nuk largohen kurrë….
Në vjeshtën
e lindjes sime
Ka kujtime nga të gjitha stinët
që s’më lënë
vetëm !
Vetëm ndjehem, pa ty!
21. 4 . 2007
PA KTHIM
Koha një vrapim
Unë një nxitim i pakthim,
Blerim që ka stinë,
Një vjeshtë,
në heshtimin e vet
të rimtë...!
E vjeshta
ka çdo stinë, në krifën e vet,
Por më kot të rreket, më kot bërtet...
portat e dimrit,
prej saj, hapen vetë.
ka çdo stinë, në krifën e vet,
Por më kot të rreket, më kot bërtet...
portat e dimrit,
prej saj, hapen vetë.
Për të,
s'kanë çengel!
s'kanë çengel!
Le të ecin pranverat,
janë veç stinë pa kthim,
s'janë të njëjtat,
gjethet......
as lulet ...., që përtrijnë!
Ne presim pranverë
e përcjellim stinë....
janë veç stinë pa kthim,
s'janë të njëjtat,
gjethet......
as lulet ...., që përtrijnë!
Ne presim pranverë
e përcjellim stinë....