November 30, 2019

Rrahje zemre - nga Ledri Kurti - Kraja

RRAHJE ZEMRE...
-Termeti i dt. 26 Nandor 2019 -
 

Sa u dridh Toka, për nên kambë
Zemër s'mbeti pa u trandë
Frymë për frymë u ndî dihama
Pulse jetet, ngushtue n't'randa...

Shqiptaria mbarë... prej kahit
Vrik e n'kambë... e majekrahit
N'bekim nanet, me zemër n'dorë
Iu gjet t'vllait n'rreze t'orës!

Shqypes thue zemra iu mpak
N'flut'rim xuni m'u ndie n'lak
Por u çue n' kambë, mbarë shqiptaria
N'tokë e n'qiell, shqype me mija...

Jo, s'u mpak as zemërthyem
Malet nji, iu bane frymë
Lëvizi ethshëm, gjaku ndër vena
Rrahje zemret n'flamur kena!

Falna nderës e ju njat' jeta
Rrethas Shqypes, kush u gjet
Plague zemret, n'vshtira t'veta
Iu ba shok e mik i mbett!

Shqype, merr flutrimin mbarë
Se ke vllazën e miq plot
Përsa gjak t'ketë ndër vena
Rrahje zemret n'flamur kena...!


LEDRI KURTI (KRAJA)
Shkodër, 28 Nandor 2019