LEDRI
KURTI – KRAJA
KURRË,
MOS IU THËNTË EMRI!
Një
pikë Zero,
dhe
jeta u zbraz.
U
shtuan të pagojët.
Heshtja...
nga
heshtja vloi.
Të
thikëta qeshjet.
Ecja...
Në teh
të mosecjes.
Autobusët,
trenat, avionët,
ngarkuar,
me
çengela pikëpyetjesh.
Qielli,
i
panjohur për tokën.
E
zogjtë, për qiellin,
lindur,
të
plogësht.
Duart,
të varura,
në
çengelin,
e një
pike Zero.
Puthjet,
kapërdirë,
në
labirintin e frikshëm,
të një
fyti,
që
mund të ishte,
vetë
porta e Hádesit.
Pooooooor...
I
dëgjoni zërat
e
krijimit të botës?
Po të
mijëvjeçarëve?
Aty ka
qenë,
dhe
trekëndëshi i Bermundës,
I
frikshëm,
e
përtypës i pabindur,
si
nepsi i hileqarëve.
Por,
përreth
saj,
E
Njeriut, Gjithçka:
Tokë,
Det, Qiell e Ajër..!
Larg
tundimit të djalltë,
Dita
zbardhet!
Një
pikë Zero,
një
Bermundë për njeriun,
Mjerisht
e fuqishme,
Po aq,
dhe e
varfër!
Krijuar
për momentin në të cilën gjendet Bota, Sot!
E
tëra, Nën Pushtetin e Frikës për Jetën.
(Fund
dhjetori, Janar, Shkurt, Mars... 2020?)
Një
dimër - sprovë për anatominë njerëzore!
14
mars 2020
Ti
Shkodër!
Qytet,
që
n'jone p'rendimi,
hijeshu
shtatin ke,
e n'
ftyrë t'skalitun,
ma t
bukrén natyrë,
që
gjithësia t'fali!
E n'
supet - kalá...
kohë
mbas kohe,
shpluhnos
krenínë tânde,
m'u
paqtue mâllit!
Ti, sy
kthjêllta e tân' zêmnave,
që
edhe n' tânden dihātje,
je
gurgullim' ujnâsh,
nëntókë...
E mbi
gjoksin tand,
prej
kah, jeta s'din me shterr,
n'thellsi
t'veta,
çlirim
zemrash mblêdh.
Zemrash
tona,
zemrash
prej nâne,
ku
bâhen unjí,
me
rr'ké e ciklône,
lot'sh
t'kapërdim',
gíatë
dhimbjes tânde!
Ti,
Shkodër!
me
lule mbushun pafund.
N'
prehén tândin,
pa u
vyshkë kurrnjiherë.
Me
zânin kristal,
t'
ujnave tuej gjithkah,
e
pikturë malesh,
hijerândën
strehë!
Ti,
log
mbas logu,
bārt
bukuri perrísh,
që e
bajnë të denjë,
peshën
tânde,
aq
sa...
n'
jone t'përjetshme,
kangët
dhe shpirti,
shtrihen,
pafund e pacak,
ku
mendja mâ, s'përfshín,
E
zemra..., ndihet n' pāqë!